Vendosni fjalën kyçe....

“Do të presim kokën kur të vish në Shqipëri” – Grenell zbulon mesazhet kërcënuese: Do i çoj në polici


Ish-i dërguari special i ish-Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka marrë kërcënime në rrjetet sociale nga disa shqiptarë.

Njëri prej tyre i shkruan: “Kur të vish në Shqipëri do të të presim kokën. Po të presim të gjithë. Ne nuk harrojmë, mbaje mend këtë”.

Ndërsa një tjetër i ka dërguar imazhe me thika, për ta paralajmëruar se ato e presin në Shqipëri.

Grenell ka reaguar pas këtyre mesazheve në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku shprehet se këto mesazhe nuk reflektojnë shqiptarët dhe se ai do i drejtohet policisë.

“Kjo nuk reflekton shqiptarët, ky person duhet të raportohet tek Policia lokale.

Dhuna dhe homofobia janë të neveritshme. Unë jam gjithmonë i lumtur të lexoj komente të menduara, por njerëzit nuk e dëgjojnë mendimin tuaj kur ju bëni kërcënime fizike.”– shkruan Grenell.

E gjitha kjo vjen pas një përplasjeje mes tij dhe ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Kjo e fundit ishte e irrituar për një postim të Grenellit, i cili përshëndeste ditën nacionaliste serbe të Vidovidanit.

Në 28 qershor sipas kalendarit Gregorian serbët kujtojnë vrasjen e Princit Lazar në betejën e Kosovës kundër Osmanëve një ditë të cilën e kanë kthyer në ditë fetare dhe nacionale, e cila më pas u kthye në pikë të rëndësishme për formimin e identitetit serb.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *