Një 61-vjeçar është arrestuar në qytetin e Kavajës, pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj të miturve.
Sipas uniformave blu, personi me inicialet I. C., dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 14 vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. C., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.”- thuhet në njoftimin e policisë.