Vendosni fjalën kyçe....

Josep Borrell letër Albin Kurtit: Takimet në Bruksel tregojnë partneritetin mes Kosovës dhe BE-së


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Polikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Josep Borrell, i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë letër, Borrell shprehet mirënjohës për takimet e përbashkëta në Bruksel që sipas tij tregojnë marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës dhe BE-së.

“Jam mirënjohës që kisha rastin t’u mirëprisja në Bruksel tri herë që nga marrja e detyrës së re. Kjo dërgon sinjal të fuqishëm për partneritetin e ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Mirëpres bashkëpunimin tonë të ngushtë në vazhdimësi dhe shkëmbimet tona në baza të rregullta.”– shkruhet në letrën e Borrel.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *