Vendosni fjalën kyçe....

Kultivoi kanabis në pronë publike, arrestohet 31-vjeçari në Mallakastër


Policia e Mallakastrës ka zhvilluar një operacion për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në kuadër të këtij aksioni, u zbulua një rast për të cilin u vu në pranga një 31-vjeçar me inicialet G.SH., banues në Fier.

I riu dyshohet se ka kultivuar kanabis në kubikë, në një pronë publike në vendin e quajtur “Dardhas”.

Çfarë thotë Policia:

Goditet një rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, si rezultat i kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. Sh., 31 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në kubikë, në pronë publike, në vendin e quajtur “Dardhas”, Aranitas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *