Vendosni fjalën kyçe....

Mbytet në Durrës 60-vjeçari


Një 60-vjeçar është mbytur në plazhin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:00 ndërsa viktima është ende i paidentifikuar.

Njoftimi

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 30.06.2021, në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur.