Vendosni fjalën kyçe....

Norvegjia dhuron për Kosovën mbi 180 mijë vaksina të “AstraZenecës” që nuk i përdor më


Norvegjia në bashkëpunim me BE-në, do të dhurojë 182 mijë e 900 doza të vaksinës “AstraZeneca” në Kosovë.

Kujtojmë se më 12 maj, Instituti Norvegjez për Shëndetin Publik vendosi të heqë vaksinën AstraZeneca nga programi i vaksinimit në Norvegji. Dhe tani një pjesë të këtyre vaksinave po ia dhuron Kosovës.

“Jam i kënaqur që këto vaksina janë të dobishme dhe që Norvegjia mund të ndihmojë në sigurimin që popullata e Kosovës të vaksinohet më shpejt.”– thotë Ministri i Shëndetësisë dhe Shërbimeve të Përkujdesjes, Bent Høie.

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë (AMFE) ka njoftuar se kontrigjenti i parë i vaksinave është tanimë rrugës për në Kosovë dhe ka afat përdorimi deri më 31 korrik të këtij viti. Ndërsa kontingjenti i dytë, i cili do të dërgohet së shpejti, ka afat përdorimi edhe shumë më të gjatë.

NJOFTIMI I AMFE

Donacioni i 182.900 Vaksinva nga Norvegjia per Kosoven-Merite edhe e Federates se Mjekeve shqiptare ne Europe. Është nisur drejt Kosovës kontingjenti i parë i vaksinave “AstraZeneca”, që Norvegjia ka vendosur t’ia dhurojë Kosovës.

Ky kontingjent tani është në rrugë për në Kosovë dhe ne kete Donacion ka kontribuar edhe Federata e Mjekeve shqiptare ne Europe, ka deklaruar për anesteziologu kosovar që punon në Norvegji, Dr. Gazmend Berisha-Drejtues i Federates per Norvegjine.

Ai ka saktësuar se kontingjenti i parë i vaksinave ka afat përdorimi deri më 31 korrik të këtij viti. Ndërkaq, kontingjenti i dytë, i cili do të dërgohet së shpejti, ka afat përdorimi edhe shumë më të gjatë. Norvegjia ka vendosur t’i japë Kosovës një donacion prej gjithsej 182.900 vaksina të llojit “AstraZeneca”. Ndërsa që ky donacion është mundësuar edhe falë punës disa mujore që ka bërë Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë, ku Novegjia përfaqësohet nga mjeku, Gazmend Berisha.

Mediat norvegjeze kanë shkruar se Norvegjia, në partneritet me Bashkimin Evropian, do të dhurojë 182,900 doza të vaksinës “AstraZeneca” në Kosovë, meqë Kosova është një nga vendet në Evropë që ka marrë më pak doza të vaksinës deri më tani.

”Unë jam i kënaqur që këto vaksina janë të dobishme dhe që Norvegjia mund të ndihmojë në sigurimin që popullata e Kosovës të vaksinohet më shpejt”, citohet të ketë thënë ministri i Shëndetësisë dhe Shërbimeve të Kujdesit në Norvegji, Bent Høie.

Më 12 maj, me rekomandimin e Institutit Norvegjez për Shëndetin Publik, Qeveria vendosi të heqë vaksinën “AstraZeneca” nga programi i vaksinimit në Norvegji, pasi që kishte pasur disa raste me mpiksje të gjakut pas vaksinimit.

Megjithatë, kjo vaksinë që përdoret për mbrojtjen nga sëmundja Covid-19, është njëra ndër të pranuarat nga Organizatat evropiane dhe amerikane. Sipas mediave norvegjeze, dozat e dhuruara janë ruajtur në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Oslo.

Ndërsa, edhe transportimin e tyre e ka marrë përsipër vetë Norvegjia në bashkëpunim me BE-në. Mjeku Gazmend Berisha i cili thekson se nga informatat që ka marrë direkt prej Institutit të Shëndetësisë Publike në Norvegji, vaksinat që po dërgohen në Kosovë kanë afat të mjaftueshëm dhe se ato nuk janë mashtrim.

FMSHE-ja, e cila numëron mbi 3.000 mjekë shqiptarë që punojnë dhe veprojnë në 21 vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, para një muaji pati organizuar një konferencë të përbashkët virtuale me krerë të institucioneve shëndetësore në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe ambasadorë dhe përfaqësues të konsullatash nëpër vende të BE-së, ku u konfirmua angazhimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *