Vendosni fjalën kyçe....

Patozi: Gjykata Kushtetuese rrëzoi herësin e Damianit që kyçi listat për deputet, Basha të përshëndesë vendimin


Kreu i Bindjes Demokratike ka përshëndetur vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese përr rrëzimin e herësit e hapjen 100 për qind të listave të deputetëve.

Patozi shkruan se vendimi i sotëm rrëzon herësin e Giknurit, për listat. Ai vëren se edhe pse me vonesë, vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese do i vlejë demokracisë në vend dhe zgjedhjeve të ardhshme.

Në fund kreu i BD-së i bën thirrje kreut të PD-së, Basha, që të përshëndesë vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

“E përshëndesim vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e herësit të Damianit, i cili e mbyllte me dry kinez listën e deputetëve, që e kishte hapur më parë Kushtetuta.

Në pritje të zbardhjes të vendimit, për të cilin nuk besojmë të ketë të papritura, e falenderojmë trupën, që për këtë çështje nuk iu drejtua Komisionit të Venecias.

E kemi ditur që në fillim se nuk prisnim që kjo e drejtë do të aplikohej për zgjedhjet e 25 prillit, i cili do të kishte qenë shërbimi i duhur dhe në kohë për demokracinë dhe shtetin tonë të së drejtës. Por tek e fundit, në Shqipëri do të ketë prapë zgjedhje edhe pas 25 prillit. Kjo ishte e vetmja mundësi që kishim për të vlerësuar votën dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë, siç ata e hedhin, dhe ne atë e shfrytëzuam.

Pas kësaj, presim që këtë vendim ta përshëndesë edhe Partia Demokratike, si forca kryesore e opozitës, sepse ajo para zgjedhjeve është shprehur për lista 100 përqind të hapura.” – shkruan Patozi.