Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, u ka dërguar letër ambaasadave të huaja në Shqipëri, Këshillit të Europës, OSBE-së e Komisioneres për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mujatoviç, Komisioneres për Inovacionin, Kulturën e Rininë, Mariya Gabriel e zv.presidentes së Komisionit Europian, Dubravka Suica, Presidentes së Forumit te Grave të Partive Popullore Europiane, Doris Pack e organizatave të tjera ndërkombëtare që merren me çështjet e mediave.
Në letër renditen problematikat që Partia Demokratike thotë se po rrezikojnë seriozisht lirinë e medias në Shqipëri.
Aty theksohen vendimi i fundit nga Kuvendi për të ndaluar gazetarët nga pjesëmarrja në Komisionet Parlamentare, paketa e ashtuquajtur anti-shpifje, kapja e Këshilit Drejtues të RTSH-së dhe AMA-s, etj.