Vendosni fjalën kyçe....

Zbulimet arkeologjike në Apoloni, Meta vlerëson me dekoratën e lartë Profesor Hasan Cekën, arkeologun francez e të birin


Presidenti Meta ka vlerësuar me dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastroti Skënderbeu’ themeluesin e arkeologjisë shqiptare, Profesor Hasan Cekën. Po kështu ai ka vlerësuar me të njëjtën dekoratë arkeologun francez  Leon Rey ndërsa të birin, Jean Gabriel Rey me titullin ‘Kalorës i Urdhrit të Flamurit’.

Vlerësimi i tre fugurave të lartpërmendura sipas Metës bëhet për punën e tyre të patjetërsueshme e zbulimet arkeologjike në Apoloni.

Meta thekson se arkeologu francez Leon Rey është nismëtar i gërmimeve arkeologjike në Apoloni në vitin 1923 dhe zbuluesi i monumenteve kryesore ndërsa bashkëpunëtori i tij shqiptar, Hasan, Ceka, ka vijuar gërmimet dhe ka krijuar qendrën arkeologjike më të madhe e kompleke të Shqipërisë.

“Vlerësova sot me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, themeluesin e arkeologjisë shqiptare, Prof.Hasan Ceka dhe arkeologun e paharruar francez, z.Leon Rey, si dhe me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, mbrojtësin e trashëgimisë së patjetërsueshme historike dhe zbulimeve të rralla arkeologjike në Apoloni, z.Jean Gabriel Rey. Këto tre personalitete të shquara, me kontribute të jashtëzakonshme për zhvillimin e arkeologjisë dhe promovimin e vlerave tona më të mira kulturore, i lidh ngushtësisht një qendër e famshme arkeologjike si Apolonia, po aq sa edhe dashuria e përbashkët për Shqipërinë, ku u zhvilluan aspiratat dhe talentet e tyre.

Leon Rey është nismëtari i gërmimeve arkeologjike në Apoloni, në vitin 1923 dhe zbuluesi i monumenteve kryesore, që përbëjnë sot qendrën e Parkut Arkeologjik të Apolonisë. Ndërsa Hasan Ceka, bashkëpunëtori i tij shqiptar, në ato gërmime, është vazhduesi i punës për krijimin e qendrës arkeologjike më të madhe dhe më komplekse të Shqipërisë, personaliteti shkencor, rreth të cilit u konsolidua dhe u frymëzua bërthama e arkeologëve të shquar shqiptarë.

Jean Gabriel Rey, i biri i Leon Reyt, mbajti të gjallë veprat, përkushtimin dhe miqësinë ndaj Shqipërisë të babait të tij. Tregues i këtij vlerësimi ishte sjellja dhe dhurimi nga ana e tij të arkivit apolonian të Leon Reyt për Arkivin e Shtetit në Tiranë. Vlerësimi i kësaj “tresheje apoloniane” i dedikohet të gjithë asaj gjenerate, të një periudhe të jashtëzakonshme të zbulimeve të mëdha arkeologjike në Shqipëri, si dhe të gjithë personaliteteve të papërsëritshëm shqiptarë e francezë të kësaj fushe, që kontribuan aq shumë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë tonë historike dhe kulturore.” – shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *