Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim pas vizitës në SPAK: Takova hetuesit e parë të BKH-së, populli mbështetet tek ata


Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka reaguar pas vizitës së saj në SPAK, ku u takua me kreun e Prokurorisë së Posaçme Arben Krajën dhe me drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.

Në një postim në “Twitter”, ambasadorja thotë se u takua me hetuesit e saj të BKH-së, për të cilët shprehet besimplotë se do të kenë sukses në luftën kundër korrupsionit.

“U takova sot me Hetuesit e parë të BKH-së, të cilët janë duke përfunduar trajnimin. Puna e tyre është e rëndësishme dhe e vështirë, por ata do të kenë sukses. Populli i Shqipërisë po mbështetet tek ata; familjet e tyre krenohen me ta; Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i mbështesin fuqimisht ata në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”- shkruan ambasadorja Kim.