Dy të rinj janë arrestuar në Krujë.
21-vjeçarët me iniciale A.B. e E.K. akuzohen se siguronin në Itali kartëmonedha euro që dyshohet se ishin të falsifikuara e i përdornin në Tiranë në subjekte të ndryshme.
Njoftimi
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar organizuan dhe finalizuan operaconin policor të koduar “Konvertimi” në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A.B., 21 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të dy banues në Krujë. Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin nga Italia kartmonedha euro të prerjeve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, dhe më pas i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i monedhave “Mashtrimi” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”.