Vendosni fjalën kyçe....

“Erdogani është qesharak” – Qytetari turk arrestohet pas intervistës në rrugë për “fyerjen” që i bëri presidentit


Një qytetar turk e ka pësuar keq pasi dha një intervistë në rrugë për një gazetare. Ai është vënë në pranga, vetëm sepse e konsideroi presidentin e vendit Reccep Tayip Erdogan një njeri qesharak.

Në një intervistë me kanalin në Youtube ‘Sokak Kedisi’ në Rize, reporterja e pyeti qytetarin: “Çfarë mendoni për deklaratën e Presidentit Erdogan, ne do të jemi ndër 10 ekonomitë më të mira të botës?”

Qytetari me inicialet E.A, iu përgjigj pyetjes: “Unë mendoj se ai është qesharak”. Por fjalët e tij u konsideruan një krim dhe ai u morn ë paraburgim.

Sikurse citojnë mediet turke, qytetari tha se presidenti kishte shkatërruar ekonominë e vendit dhe se ai as nuk mund të martohej dhe të krijontë një familje për shkak të kësaj.

“Ne të gjithë shohim se si Presidenti Erdogan ka shkatërruar ekonominë e vendit. Sot, ne shohim se ata madje hanë edhe ushqimin e fëmijës së palindur.”- ai u ndalua pak dhe më pas zbuloi se vetë është 30 vjeç dhe është ende i papunë. Më pas shtoi: “Mundësitë e punës janë të vështira në vendin tim. Unë jam 30 vjeç, pse nuk mund të punoj. Jam beqar për momentin, si mund të martohem dhe ndërtoj një jetë në këtë situatë papunësie?”

Gazetarja që e mori në pyetje qytetarin, u thirr gjithashtu për të dëshmuar.

Ebru Uzun, reporterja e kanalit “Sokak Kedisi”, e cila vazhdon intervistat e saj pothuajse kudo në Rize, u thirr për të dëshmuar me urdhrin e Prokurorisë të dielës. Uzun njoftoi ngjarjen në llogarinë e saj në rrjetet sociale duke thënë: “Miq, unë po shkoj të deklaroj.” Ajo shprehej se nuk do e ndalonte punën e saj për të dëgjuar zërin e njerëzve.