Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka uruar Kinën dhe i ka dhënë kombit aziatik certifikatën si vend pa malarie pas një misioni 70-vjeçar që e pa atë të ulte numrin e rasteve nga 30 milionë në zero.
Duke njoftuar suksesin e Kinës në eliminimin e sëmundjes, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ‘ne e përgëzojmë popullin e Kinës që e çliroi vendin nga malaria’.
Kina e arriti objektivin pas 70 vitesh, duke qenë vendi i parë në Paqësorin perëndimor që e bën këtë në 30 vitet e fundit pas Australisë në vitin 1981, Singaporit në vitin 1982 dhe Bruneit në vitin 1987.
Për të siguruar titullin e një vendi pa malarie, një vend duhet të ketë raportuar të paktën tre vjet rresht pa asnjë rast të ri të brendshëm të virusit, duke siguruar prova që shqyrtohen me rigorozitet dhe duke treguar që ata kanë zbatuar masa për të parandaluar rishfaqjen e tij.