Kuvendi ka miratuar sot marrëveshjen me kompaninë Pfizer për vaksinat anti-Covid19.
Akti Normativ u miratua në shumicë dërrmuese nga deputetët e pranishëm në seancë.
Deputetët miratuan gjithashtu edhe ndryshimet në buxhetin e vitit 2021, të kërkuara nga qeveria. Ministrja e Financave, Denaj, në fjalën e saj parashtroi kërkesat për ndryshimin e buxhetit dhe argumentoi pse deputetët duhet të votonin pro.
Konferenca e kryetarëve miratoi sot seancën e 7 korrikut si të fundit për këtë legjislaturë.