Një aksident ka ndodhur në Elbasan pasditen e sotme ku një makinë ka rrëshqitur nga vendi i qëndrimit duke lënë të plagosur 4 persona.
Ngjarja aksidentale ka ndodhur në Shelcan, përgjatë aksit Elbasan-Gjinar.
Drejtuesi i mjetit ka tentuar të ndërhyjë, për të evidentuar ngjarjen aksidentale, por ka qenë e pamundur, pasi automjeti ka lëvizur me shpejtësi, pasi nuk i ishin aktivizuar sistemi i frenave të dorës. Automjeti është rrokullisur rreth 30 m duke përfunduar në tokën e shtëpisë së të zotit të automjetit.
Nga aksidenti, një 70-vjeçar që ndodhej në vendin e pasagjerit, në krah të shoferit, ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa gjithashtu, edhe një prej të plagosurve të tjerë është në gjendje të rënd