Vendosni fjalën kyçe....

MEPJ: Kapshtica dhe Kakavija hapen 24 orë, kushtet dhe numri i personave që mund të udhëtojnë drejt Greqisë


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se nga data 1 korrik do të funksionojnë gjatë 24 orëve Pikat Kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës, për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.

Ndërsa Pika Kufitare Qafbotë, deri më datë 7 korrik 2021 do të funksionojë në të njëjtën mënyrë si funksionon sot: nga ora 08:00 deri 16:00, me limit në hyrje 250 persona.

Për kalimin drejt Greqisë kërkohet që udhëtarët të kenë:

PLF (formular i kërkuar nga vendi fqinj)

PCR, Rapid test, certifikatë vaksinimi ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me Covid-19 (2-9 muajt e fundit).

Numri i lejuar për çdo Pikë Kufitare është : Kakavijë: 1500 vetë (tashmë e hapur 24 orë), Qafbotë: 250 vetë ( 08:00 me 16:00), Kapshticë: 400 vetë (24 orë e hapur).