Vendosni fjalën kyçe....

Meta dhe Basha shkojnë në festën e Ambasadës Amerikane, mungon Rama


Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha kanë marrë pjesë në festën e zhvilluar në Ambasadën e SHBA-ve në kuadër të Pavarësisë.

Në këtë festë ka munguar Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në takimin e forumit të Prespës.

“Një nga veprimet tuaja të para si një popull i lirë, i shtritë dorën, e miqësisë SHBA-ve. SHBA-të e kapën me krenari atë dorë në vitin 1990 dhe asnjëherë se kemi lëshuar. E ndërsa vijmë në këtë mbrëmje për të festuar demokracinë, është e qartë se demokracia është e lehtë. Demokracia duhet të çohet, ripërtërihet, të mbrohet.

Me të drejtë duhet të festojmë sukseset e saj dhe duhet t’i përdorim si frymëzim për të ardhmen. Duhet të përballemi me të metat tona, pa pasur frikë, por me vendosmërinë për të gjetur rrugën e përbashkët dhe për të hartuar një rrugë përpara, të kujdesshëm ndaj gabimeve të së kaluarës, por gjithmonë me sytë drejt të ardhmes. Kështu që teksa festojmë këtë ditëlindje të demokracisë së SHBA, të vendosim që ta çmojmë, mbrojmë dhe ripërtërijmë demokracinë”, – tha Kim.