Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja me armë në Velipojë, jepet “arrest me burg” për 2 të plagosurit


Është dhënë sot masa e sigurisë për dy personat që mbetën të plagosur gjatë përplasjes me armë në Velipojë, ku humbën jetën 4 persona.

Dy të plagosurit Hasan Ferracaku dhe Elmilind Dyli, nipi i viktimës Kujtim Ferracaku ndodhen në Spitalin e Traumës. Ndaj tyre u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”.

Seanca u mbajt në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore të dy të plagosurve.

Edhe pse pala mbrojtëse kërkoi masë më të butë për 17-vjeçarin Elmilind Dyli, për shkak të moshës, kjo nuk u pranua nga gjykatësi Besmir Stroka.

Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të së hënës së 27 qershorit, pas një sherri për shezlongët midis pronarëve të dy hoteleve në Velipojë.

Të vrarë mbetën Kujtim Ferracaku, Xhovani dhe Edmond Zeneli (vëllezër) si dhe 20-vjeçari Musaen Zeneli. Kurse të plagosur mbetën Hasan Ferracaku dhe 17-vjeçari Elmedin Dyli.