Vendosni fjalën kyçe....

Përse dizinformon Jorida Tabaku?

Blog-Autor: Endri Meksi

Asnjë nga shoqëritë e reja që janë autorizuar për fiskalizimin nuk ka çmim 2000 euro në vit!

Dhe çmimet më të larta i kanë shoqëritë e kasave të Berishes e Bodes, si dhe 2 nga shoqëritë e kontabilitetit, që megjithëse kanë 15 vite në treg nuk ulin dot kostot, konkretisht Financa 5 dhe Alpha.

I tërë ky informacion ndodhet online, nëpër faqet Facebook të këtyre shoqërive.

U kalua nga një treg me 4 licenca në një treg me 25 autorizime.

Si mund të quhet i gabuar ky proces, përtej çdo vështirësie që ka biznesi i vogël.

Dhe sikur të llogarisim çdo kosto shtesë (pajisjen, mirëmbajtjen, sigurimin vjetor të internetit, certifikatën dixhitale) nuk arrihet ai çmim që reklamon znj. Tabaku.

Në çdo rast, MCN këto ditë do të lancojë një produkt te ri të fiskalizimit, me një kosto revolucionare prej vetëm 3 euro në muaj përfshirë TVSH për të përdorur software-n online të MCN, pa instalim! Pa kosto mirëmbajtje, dhe i realizuar në mënyrë të posaçme për biznesin e vogël!

Na ndiqni së shpejti në MCN – get connected për më shumë detaje!