Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi ligjin që i obligon kompanitë e huaja të teknologjisë informative (IT) të krijojnë njësi vendore – në të kundërtën, do të përballen me ndëshkime ose ndalesa të mundshme.
Ligji kërkon që kompanitë e huaja IT, me një audiencë ditore prej të paku 500,000 njerëzish, të krijojnë degë të plota në Rusi, që do të ishin “përgjegjëse për shkeljet e legjislacionit rus”.
Ligji do t’i prekë të gjitha kompanitë IT, pronarët e faqeve të internetit, sistemet e informacionit dhe programet që shpërndajnë përmbajtje në rusisht ose në gjuhët e grupeve etnike në Federatën Ruse.
Përveç kësaj, firmat që drejtojnë reklama që shënjestrojnë qytetarët rusë, që përpunojnë të dhëna personale të përdoruesve të vendosur në Rusi, ose që marrin mbështetje financiare nga qytetarë ose kompani ruse, do të duhet të krijojnë degë në Rusi, nisur nga 1 janari, 2022.
Ligji po ashtu e bën të detyrueshme që subjektet e tilla të regjistrohen në faqen e internetit të vëzhguesit rus të mediave, Roskomnadzor, për komunikim të ndërsjellë.