Në këtë botë të re të guximshme, tërësisht të zgjuar, gjinia e lindjes nuk zbatohet më kur bëhet fjalë për konkurset e bukurisë. Kataluna Enriquez fitoi Miss Nevada të dielën duke qenë gruaja e parë që konkurron për Miss USA në nëntor. Ajo mundi 21 femra në garën e zhvilluar para pak ditësh.
“Asnjë fjalë nuk mund të përshkruajë sa mirënjohës jam ndaj jush.” – tha Kataluna pas garës.
“Faleminderit shumë për të gjithë që më mbështetën që nga dita e parë. Komuniteti im, ju jeni gjithmonë në zemrën time. Fitorja ime është fitorja jonë. Ne sapo bëmë historinë.” – shtoi gruaja trangjinore.
Zgjedhja e saj solli reagime të shumta mes qytetarëve, të cilët shprehën kundërshtinë e tyre mbi formatin e garës ku një grua transgjinore merr pjesë në një konkurs bukurie grash, pasi sipas tyre kjo prish garën.