Vendosni fjalën kyçe....

“S’e shtojmë dot orarin e lejimit të muzikës, jemi në vigjiencë ndaj llojit Delta të Covid-19” – Rakacolli


Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, zv.ministrja e Shëndetësisë Rakacolli ka thënë se edhe pse në vend nuk ka ende asnjë rast të llojit Delta të Covid-19, sërish duhet kujdes.

Ajo theksoi se vaksinat mund ta parandalojnë këtë lloj duke ftuar qytetarët që të vaksinohen.

“Varianti Delta është e mundur që të identifikohet nga ISHP, por përderisa është fillimi na duhet të jemi të sigurt dhe na duhet edhe nga laboratorët jashtë. Deri tani nuk kemi të dyshuar për variantin Delta. Ky lloj është më ngjitës megjithatë vaksinat mund ta parandalojnë. Njerëzit duhet të vazhdojnë që të kenë në vëmendje vaksinimin, pasi është e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e virusit.” – tha Rakacolli.

Më tej ajo theksoi se është e parakohshme heqja e kufizimit të orarit të vendosur si masë ndaj pandemisë ndërsa pohoi se nuk mund të mendohet shtimi i orarit të muzikës.

“Jemi një moment alerti sa i përket virusit Delta dhe se nuk mund të mendojnë për një shtim të orarit të muzikës. Nëse situata do të jetë e qëndrueshme çdo gjë mund të rivlerësohet. Masat ne nuk i kemi marrë kot.” – shtoi zv.ministrja e Shëndetësisë.