Vendosni fjalën kyçe....

Tifozët rikthehen në stadiume, shtyhet dhe ora policore – Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese


Duke nisur nga kjo e enjte do të hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese ndaj pandemisë së Covid-19.

Kështu nga sot, ora policore shtyhet me një orë, pra nga 00:00 deri në orën 06:00. Por orari për lejimin e muzikës nëpër lokale do të ngelet po i njëjti, ora 22:00.

Sakaq do të ketë edhe disa lehtësime të tjera, si: do të lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP-së, do të lejohen gjithashtu aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të ISHP-së.

Lehtësimi i masave vjen pas uljes së numrit të vdekjeve dhe të të infektuarve nga koronavirusi në vend. Ditën e djeshme kujtojmë se nuk pati asnjë humbje jete, ndërsa u shënuan edhe 7 raste të reja.