Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj takon Soros: I lumtur të shoh vëllanë tim Alexander, Soros do ketë trashëgimi të përjetshme në transformimin e Evropës përmes të shoqërive të hapura


Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ka takuar djalin e Gorge Soros në Nju Jork. Ai ka publikuar një foto në Tëitter bashkë me Alexander, ku shkruan se George Soros do ketë një trashëgimi të përjetshme në shndërrimin e Europës post-komuniste përmes nocionit të shoqërive të hapura.

“Thoni çfarë të doni, por George Soros do të ketë një trashëgimi të përjetshme në transformimin e Evropës post-komuniste përmes nocionit të shoqërive të hapura dhe pluralizmit si askush tjetër! Dhe më bën shumë të lumtur të shoh vëllanë tim Alexander Soros që mban pishtarin e kësaj. Takim i shkëlqyer në Nju Jork.” – shkruan Veliaj.

Edhe Alexander Soros ka postuar në Instagram foton e shkrepur me Veliajn. Ai shkruan se Veliaj është ndër kryebashkiakët me inotativë në botë e Tirana një nga qytetet më unike e të shndërruara në botë.

“Është e shkëlqyeshme që mund të shoh Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Shqipëri, në Nju Jork. Erioni është një nga kryebashkiakët më inovativë në botë dhe Tirana është një nga qytetet më unike dhe të transformuara në botë. Tirana do të jetë kryeqyteti evropian i rinisë në vitin 2022! #visittirana #albania #tirana.” – shkruan Soros në postimin e tij.