Vendosni fjalën kyçe....

Xi Jinping në 100-vjetorin e Partisë Komuniste: Kina nuk do të bullizohet


Presidenti i Kinës Xi Jinping ka bërë një paralajmërim kundër “bullizuesve” në një fjalim që shënon 100 vjetorin e Partisë Komuniste Kineze.

Xi tha se ata që përpiqen të bullizojnë Pekinin do të “do t’u përplaset koka në një mur të madh prej çeliku”, një deklaratë që shihet si referim për SHBA-në.

Komentet e tij u pritën me duartrokitje nga 70,000 njerëzit që po e ndiqnin live.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur Kina po përballet me kritika për masat strikte në Hong Kong dhe pretendimet për abuzime të të drejtave të njeriut në Xinjiang.

Marrëdhëniet midis SHBA-ve dhe Kinës janë gjithashtu të tensionuara, veçanërisht për çështjen e Tajvanit. Ndërsa Tajvani demokratik e sheh veten si një shtet sovran, Pekini e sheh ishullin si një provincë të shkëputur.

Ligji amerikan kërkon që ai të sigurojë Tajvanin me mjetet për të mbrojtur veten, nëse Pekini përdor forcën për të marrë ishullin përsëri.

Të enjten Xi tha se Kina mban një “angazhim të patundur” për bashkimin me Tajvanin.

“Askush nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë, vullnetin dhe aftësinë e popullit kinez për të mbrojtur sovranitetin e tij kombëtar dhe integritetin territorial.”- tha ai, citon BBC.

Çfarë tha Xi?

Xi, i cili foli për rreth një orë, përsëriti rolin e partisë në Kinën moderne, duke thënë se ajo ka qenë thelbësore për rritjen e vendit dhe se përpjekjet për ta ndarë atë nga populli do të “dështojnë“.

“Vetëm socializmi mund ta shpëtojë Kinën, dhe vetëm socializmi me karakteristika kineze mund të zhvillojë Kinën.”- tha ai, citon BBC.

Ai shtoi se “ne kurrë nuk do të lejojmë askënd të bullizojë, shtypë ose nënshtrojë Kinën”.

“Kushdo që guxon të përpiqet ta bëjë këtë, do t’i ketë kokat të përplasura me gjak kundër Murit të Madh të Çelikut të farkëtuar nga mbi 1.4 miliardë kinezë.”- tha ai.