Vendosni fjalën kyçe....

Basha pas komenteve të Ramës për negociatat: Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin ta hedhin fajin te BE-ja


Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në “Twitter”, lidhur me deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama nga “Forumi i Prespës” i mbajtur sot në Maqedoninë e Veriut.

Basha tha se autokratët e korruptuar të Ballkanit, duke iu referuar Ramës, kanë guximin të hedhin fajin tek BE-ja për mungesën e përparimit.

“Ishte një kohë  kur zyrtarët e BE-së si Reinhard Priebe folën për shkeljet e autokratëve të Ballkanit mbi Demokracinë dhe Sundimin e Ligjit dhe Kryeministrat e Ballkanit dhe kolegët e tyre u drodhën, reflektuan ose u larguan me votë. Duket se për momentin tavolinat janë kthyer.

Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin te BE për mungesën e përparimit, në vend të goditjeve të tyre të tmerrshme ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit. Të flasësh me zë të lartë dhe të veprosh kundër autokracisë është mënyra e vetme për të mbrojtur demokracinë dhe aspiratat e njerëzve në Ballkanit Perëndimor.”- shkruan Basha.

Në Forumin e mbajtur sot, kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria e Maqedonia e Veriut nuk e kanë më në dorë hapjen e negociatave, por BE-ja. Ai shtoi se Europa nuk mund të tregojë çfarë duhet bërë apo jo në rajon, por vendet duhet të bashkohen për tregti pa barrier vetë dhe të mos presin derisa të bëhen vende anëtare.