Vendosni fjalën kyçe....

Covid 19 në Shqipëri- Tre raste të reja dhe tre të shtruar në spital


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar buletinin me të dhënat e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3513 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19 tre qytetarë: 2 raste në Vlorë, 1 në Tiranë.

Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19.
Ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,018 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (2 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 3
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3513

Testime totale 812,299
Raste pozitive 132,526
Raste të shëruara 130,018
Raste Aktive 52
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21
Shkodër 12
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 3
Lezhë 2
Berat 2
Fier 1