Qeveria e Danimarkës do të dhurojë një milion vaksina AstraZeneca kundër koronavirusit për katër vende të Ballkanit Perëndimor.
Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nevojë për vaksina, tha përmes një deklarate ministri i Jashtëm danez, Jeppe Kofod.
“Ballkani Perëndimor është pjesë e lagjes sonë dhe ne kemi interes të madh të përbashkët për të qëndruar së bashku – përfshirë në luftën kundër pandemisë”, tha ai.
Donacionet përbëhen nga vaksinat që Danimarka i ka blerë dhe paguar nga kompania anglo-suedeze AstraZeneca, por që nuk i janë dorëzuar ende.
Vaksina AstraZeneca nuk është duke u dhënë në Danimarkë.
Pas raporteve se ajo mund të shkaktojë mpiksje gjaku te njerëzit e vaksinuar, autoritetet daneze e kanë ndaluar përdorimin e saj në mars, ndërsa në prill e kanë hequr tërësisht nga programi i imunizimit.