Lidhja Kombëtare e Futbollit në SHBA ka shpallur se ‘futbolli është homoseksual e transgjinor’ në një reklamë të re. I gjithi duket se është një marifet për të mbështetur yllin e ‘Raiders’, Carl Nassib, i cili kohët e fundit doli hapur si homoseksual.
Një video e publikuar nga NFL përmban një tekst të thjeshtë të bardhë në një sfond të zi, duke deklaruar ndër të tjera se ‘futbolli është homoseksual’, ‘futbolli është lezbike’, ‘futbolli është i çuditshëm’ dhe ‘futbolli është transgjinor’.
Ajo mbyllet me logon e kampionatit të zbukuruar me ngjyrat e ylberit dhe me një promovim për ‘The Trevor Project’, një projekt bamirësi LGBT i përqendruar tek të rinjtë.
Duke folur për Outsports, një zëdhënës i NFL tha që reklama ishte lëshuar si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj lojtarit të Las Vegas, Carl Nassib, që doli si homoseksual javën e kaluar.
Nassib është lojtari i parë aktiv i NFL që doli haptazi se është homoseksual, megjithëse disa nga yjet e tjerë i thanë medias se burrat homoseksualë shpesh luajnë në kampionat, por e mbajnë homoseksualizmin e tyre të fshehtë.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani