Forcat e fundit të SHBA-ve dhe NATO-s janë larguar nga baza ajrore e Bagramit në Afganistan, që ka qenë dhe epiqendra e luftës kundër Talibanëve dhe al-Kaidës për rreth 20 vjet.
BBC shkruan se tërheqja e tyre mund të sinjalizojë se tërheqja e plotë e forcave të huaja nga Afganistani është e afërt.
Presidenti Joe Biden ka thënë që forcat e SHBA-ve do të zhduken nga vendi deri më 11 Shtator.
Por tërheqja nga baza, vjen ndërsa kryengritësit Talibanë vazhdojnë të përparojnë në shumë pjesë të Afganistanit.
Afati i 11 shtatorit është edhe përvjetori i sulmeve të al-Kaidës në Amerikë në vitin 2001, ku u vranë gati 3 mijë njerëz dhe shkaktoi ndërhyrjen e SHBA-ve në Afganistan.
Rreth 2,500-3,500 trupa amerikane mendohej të ishin akoma në Afganistan deri vonë, dhe ata do të largohen së bashku me rreth 7,000 trupa të huaja aleate.
Një nga misionet e mbetura të forcës së kombinuar është të mbrojë aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit afgan, Kabulit, ndërsa bisedimet vazhdojnë për sigurinë e tij të ardhshme.
Militantët talebanë kanë kapërcyer dhjetëra rrethe, mes frikës se një luftë e re civile mund të shpërthejë pas largimit të forcave të huaja.