Vendosni fjalën kyçe....

Nazarko: Basha në pozitë të vështirë, ra në “grackën” e Yuri Kim


Analisti Mentor Nazarko e shikon kreun e PD-së Lulzim Basha në një pozitë shumë të vështirë. Kjo lidhur me marrëdhëniet me SHBA-në dhe shpalljen non-grata t ëish-kryeministrit Sali Berisha,

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Log” me Endri Xhafon, Nazarko theksoi se një nga qëllimet kryesore të ardhjes së ndihmës Sekretarit amerikan në Shqipëri, Philip Reeker ishte kontekstualizimi i dialogut me Serbinë në rrafsh të politikës shqiptare. Por sipas tij, gjithashtu ishte për të parë se çfarë do të bëjë PD-ja me shpalljen non-grata të liderit historik të saj, Sali Berishës.

Nazarko tha se Basha në njëfarë mënyrë ka rënë në “grackën” e ambasadores Yuri Kim, që kur i kërkonte të ndikonte tek PS për largimin e Tom Doshit.

 “Unë mendoj që ata dëshirojnë që ta theksonin se një nga qëllimet kryesore të vizitës së Reeker është se çfarë do të bëjë PD-ja me aktin e shpalljes së zotit Berisha “non grata”. Ne këtu kemi diskutuar për mesazhet e koduara të ambasadores amerikane për çështjen Doshi. Dhe ne e dimë që zoti Basha i ka thënë: ‘Të lutem se Doshi është i rëndësishëm në Shkodër, është non-grata, unë e ekuilaventoj me ligjin për dekriminalizimin, ai duhet të largohet’. Dhe ambasadorja e ka mbështetur fuqishëm në këtë drejtim. Ajo e ka ditur se çfarë do të ndodhte me Berishën, pra në njëfarë mënyre i ka bërë një lloj gracke. Kështu që Basha është në një pozitë shumë të vështirë sot.”- deklaroi Nazarko.