Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni ndërkombëtar anti-drogë/ Mes të arrestuarve edhe prokurori i Vlorës, Maksim Sota


Paraditen e sotme priten të dalin në një konferencë të përbashkët për mediet të mbajtur online, prokuroritë dhe policisë e dy vendeve: Shqipëri dhe Itali. Kjo në lidhje me operacionin antidrogë, për të cilën SPAK ka lëshuar 38 urdhër-arreste.

 “Report Tv” raporton se mes të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni është vënë në pranga prokurori i Vlorës, Maksim Zota.

Të tjerë zyrtarë gjithashtu përfliten se janë arrestuar për abuzim me detyrën, mes të cilëve: Ilirjan Balla, ish-nën drejtor i Vlorës, aktualisht shefi i sektorit kundër trafiqeve; Saimir Kurti drejtor i zyrës së punës në Kavajës; si dhe Festim Lelaj, ish nënkomisar i Policisë së Fierit, i proceduar dhe arrestuar në 2017-ën për trafik narkotikësh në episodin e 2.5 tonë kanabis. 

Kujtojmë se Maksim Sota, ka pasur aspiratë të bëhej pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Ai ka kandiduar, madje ka shpalosur edhe platformën e tij se do të bënte në këtë strukturë shumë të rëndësishme të hetimit.

“Unë kam mbi 10 vjet i emëruar si prokuror në Vlorë.  Unë kam hetuar dosja nga të gjitha veprat penale, nga më të vështirat deri te ato më të thjeshtat. Një nga arsyet kryesore që paraqita kërkesën për të qenë kandidat i Prokurorisë së Posaçme sepse kam qenë gjatë gjithë karrierës sime i predispozuar për të hetuar, në kuptimin e plotë të fjalës hetim dhe jo thjesht si rutine pune.

Nuk mendoj ta mbyll karrierën si prokuror i thjeshtë. Unë ndjej më shumë kënaqësi kur kam hetuar dosje vërtet të vështira. Mendoj se nëse unë bëhem pjesë e SPAK kjo strukturë do të ketë hetime  më të mira.”- shprehej Sota para Këshillit të Lartë të Prokurorisë më 17 korrik 2019.

Por ai u skualifikua që në fazën e parë.