Ish-nënkomisari i policisë së Fierit, Festim Lelaj, është një nga personat që ka nxjerrë zbuluar operacioni “Shpirti” i realizuar në bashkëpunim me autoritetet italiane. Ai është një ndër zyrtarët për të cilët “SPAK” ka lëshuar 28 urdhër-arreste, por që sipas portalit “Shqiptarja.com” ka tentuar që të arratiset.
Në momentin kur kanë shkuar ta arrestojnë në banesën e tij në Vlorë, Lelaj është hedhur nga kati i dytë i banesës dhe ka pësuar frakturë në këmbë.
“Shqiptarja.com” raporton se Lelaj është dërguar për në spitalin e Vlorës, dhe më pas është nisur drejt Traumës për mjekim më të specializuar.
Festim Lelaj është një ish-nënkomisar i policisë së Fierit, i cili ka qenë arrestuar në 2017-ën për trafik narkotikësh. Vetëm pak javë më parë Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 17 vite burg, por Lelaj do të përfitojë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.