Spanja dhe Zvicra e kanë mbyllur kohën e rregullt në barazim 1-1.
Një autogol i Zakaria në minutën e 8’ i dha avantazhin spanjollëve të cilët e mbyllën pjesën e parë në fitore.
Më pas në të dytën Shaqiri barazoi në minutën e 68.
Për 19 minuta helvetët luajtën me 10 lojtarë pasi Freuler doli me karton të kuq pas ndërhyrjes që bëri ndaj Alvaro Moratës.
Skuadrat do provojnë në 30 minuta shtesë për të vendosur se kush do kalojë në gjysmë finale.
Kujtojmë se Zvicra kaloi në çerekfinale pas goditjes së penalltive duke eliminuar Francën.