Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Radhimë të Vlorës, ku janë përfshirë tre automjete.
Besohet se shkak për këtë aksident është bërë dalja nga rruga e një automjeti, që si pasojë e humbjes së kontrollit ka përplasur dy mjete të tjera, të parkuara në anë të rrugës.
Për fat të mirë nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.