Vendosni fjalën kyçe....

Anglia e bën çdo gjë të lehtë, shpartallon Ukrainën e i dërgon sinjal Danimarkës


Anglia ka shpartallua Ukrainën në ndeshjen e fundit çerekfinale.

Ekipi i Southgate ka fituar 4-0 duke çuar një sinjal të qartë drejt Danimarkës që vuajti jo pak ndaj Çekisë në ndeshjen e orës 18:00.

Pas goli të Kane në minutën e 4’ të pjesës së parë, anglezët shënuan edhe tre gola të tjerë në pjesën e dytë me Maguire, Kane e Henderson.

Gjysmëfinalja e pare është ajo mes Italisë e Spanjës që do luhet në datën 6 korrik ndërsa një ditë më pas, Anglia do përballet me Danimarkën. Finalja e Euro 2020 luhet në datën 11 korrik.