Me fillimin e pjesës së dytë Anglia ka shënuar edhe tre gola të tjerë ndaj Ukrainës duke e mbyllur ndeshjen.
Fillimisht Maguire në minutën e 46-të, më pas Kane në minutën e 50-të e Henderson në minutën e 63-të e kanë çuar në 4-0 rezultatin e sfidës duke e bërë praktikisht të pamundur përmbysjen e ekipit të Shevchenkos.
Nëse nuk ka ndonjë surprizë, Anglia do jetë gjysmëfinalistja e katërt e Euro 2020 e do ketë përballë Danimarkën.