Një anije tregtare izraelite thuhet se është goditur nga një ‘armë e panjohur’, duke bërë që anija të marrë flakë në veri të Oqeanit Indian. Incidenti vjen në mes të tensioneve në rritje midis Jeruzalemit dhe Teheranit.
Media libaneze Al-Mayadeen raportoi sulmin të shtunën, duke cituar “burime të besueshme’ dhe postoi një foto të anijes së dëmtuar me tym të zi që dilte nga një zjarr në njërën anë të saj.
Zyrtarë të panjohur izraelitë gjithashtu kanë konfirmuar incidentin për Jerusalem Post. Gazeta sugjeron që sulmi ishte hakmarrje e Iranit për një sulm me dron në një objekt bërthamor iranian muajin e kaluar pranë Karaj.
Anija thuhet se ishte ankoruar në portin e Jeddah, në Detin e Kuq dhe po drejtohej drejt Emirateve të Bashkuara Arabe – në anën tjetër të Gadishullit Arabik – kur u sulmua. Nuk u raportuan lëndime dhe shkalla e dëmit është e paqartë.
Media në Izrael e identifikoi anijen si Tyndall, e cila është pjesërisht e zotëruar nga miliarderi izraelit Eyal Ofer. Ajo lundron me një flamur të Liberisë dhe drejtohet nga ekuipazhe jo-izraelite.