Bashkia e Tiranës do të mbështesë financiarisht përfaqësuesit e ekipit shqiptar në Lojërat Olimpike “Tokyo 2021”.
Kështu, këshilli Bashkiak ka miratuar një fond prej 9,470,500 lekësh si mbështetje financiare për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të sportistëve shqiptarë.
Pjesëmarrë janë 9 sportistët olimpistë: Briken Calja, Luiza Gega, Izmir Smajlaj, Erkand Qerimaj, Indrit Cullhaj, Matvei Petrov, Manuela Delilaj; Nikol Merizaj dhe Kledi Kadiu.
Ata prej kohësh kanë filluar përgatitjet dhe po stërviten për eventin më të madh sportiv i cili për shkak të vitit të vështirë pandemik u shty për këtë vit.
Lojërat Olimpike të “Tokyo 2020”, do të mbahen në datat 23 korrik-8 gusht.