Danimarka është gjysmëfinalistja e tretë e Euro 2020.
Ajo mundi Çekinë me rezultatin 2-1. Golat e fitores për danezët u shënuan në pjesën e parë nga Delaney e Dolberg në minutat 5’ e 42’.
Me nisjen e pjesës së dytë çekët e rritën ritmin e lojës duke shënuar një gol të shpejtë nga i zakonshmi Schick në minutën 49’.
Pjesa e dytë u zhvillua e ekuilibruar me Çekinë që u përpoq më shumë në minutat e fundit po pa mundur të barazojë.
Sot në mbrëmje do përcaktohet gjymëfinalisti i fundit në sfidën mes Anglisë e Ukrainës. Më herët janë kualifikaar në gjyamëfinale Spanja e Italia.