Vendosni fjalën kyçe....

Digjen mbi 20 hektarë pyje në ditën e gjashtë të flakëve në Tomorr, kreu i AZM-së: Zjarri i qëllimshëm


Dhjetëra hektarë pyje janë djegur nga zjarri që ka përfshirë malin e Tomorrit prej gjashtë ditësh.

Flakët po favorizohen nga erërat e forta që fryjnë në zonë ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është vështirësuar për shkak të terrenit të thepisur.

Sipërfaqja e djegur e masivit me pisha deri tani llogaritet në mbi 20 hektarë. Sipas kreut të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Berat, Fatos Nako, zjarri nuk ka rënë nga shkaqe natyrore po është i qëllimshëm, shkruan Shqiptarja.