Vendosni fjalën kyçe....

“Dua të flas vetëm për gjëra të lumtura” – Biden ndërpret gazetarin që e pyet për Afganistanin


Presidenti i SHBA-ve Joe Biden i ndërpreu të premten gazetarët që po e pyesnin atë për tërheqjen e trupave nga Afganistani, duke thënë se ai donte të përqendrohej në festën e 4 Korrikut dhe ‘gjërat e lumtura’.

“Unë dua të flas për gjëra të lumtura, mor burrë.“- iu përgjigj ai një gazetari që e pyeti për trupat amerikane që u larguan nga baza e Bagramit pas pothuajse dy dekadash luftë.

Biden kishte dalë të mburrej me raportin e fortë të punës të së Premtes. Por edhe çështja e Afganistanit është me rëndësi, pasi tërheqja e trupave amerikane vjen në një kohë kur ka patur një fuqizim të talibanëve që ka shkaktuar frikë se Afganistani mund të kalojë në luftë civile.

Talibanët pretendojnë se kohët e fundit kanë kapur më shumë se 100 nga mbi 400 rrethe në të gjithë Afganistanin.

Baza ajrore, e cila ndodhet 30 milje në veri të Kabulit, tani i është dorëzuar Forcës së Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes Afgane në tërësinë e saj. Trupat amerikane u larguan në heshtje, me pak zhurmë dhe pa ndonjë ceremoni publike.

Por Biden tha se pyetjeve për Afganistanin do u përgjigjej pas një jave. “Unë nuk do të përgjigjem më për Afganistanin. Po vjen 4 korriku”– tha Biden, citon Daily Mail. “Unë jam i shqetësuar se ju djema po më bëni pyetje që do t’u përgjigjem javën tjetër. Është fundjava e festave. Unë jam duke shkuar për të festuar.”