Vendosni fjalën kyçe....

Jeff Bezos largohet si shef i Amazon pas 27 vjetësh


Themeluesi i gjigantit të blerjeve në internet Amazon, Jeff Bezos, ka vendosur të largohet zyrtarisht më 5 korrik si shefi ekzekutiv i kompanisë.

Bezos, njeriu më i pasur në botë sipas revistës Forbes në fillim të këtij viti, me pasuri me vlerë rreth 189 miliardë dollarë, ka vendosur të heqë dorë nga posti i tij për të pasur më shumë kohë të lirë për sipërmarrjen e tij të udhëtimit në hapësirë, ‘Blue Origin’.

Fillimisht e ndërtuar si një librari në internet në vitet 1990, Amazon është tani një nga kompanitë më të vlefshme në botë, me një kapital tregu 1.7 trilionë dollarë.

Bezos ka në plan të mbajë 10.3% të aksioneve të tij në kompani si dhe pozicionin e tij si kryetar ekzekutiv i bordit të Amazon.

Ai do t’ia dorëzojë rolin e CEO-s, Andy Jassy, ​​i cili u bashkua me gjigantin e tregtisë elektronike në vitin 1997.

Ndërkohë, Bezos është vendosur të bashkohet me fluturimin e parë të ekuipazhit nga kompania e tij hapësinore në bordin e kapsulës gjashtë vendëshe ‘Neë Shepard’. Nisja është planifikuar për në 20 korrik, përvjetorin e uljes në Hënë të Apollo 11, në vitin 1969.