Vendosni fjalën kyçe....

Joe Biden ia beson një gruaje postin për kontrollimin e armëve


 

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se ka në plan të propozojë një grua, si ndihmës sekretare të shtetit për kontrollin e armëve, një punë kyçe pasi Uashingtoni dhe Moska parashikojnë një pasardhës të traktatit të ri të kontrollit të armëve.

E përzgjedhura e Bidenit siç shkruan Reuters, është Mallory Stewart, e cila aktualisht është drejtore e lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Zonja Stewart do të drejtojë zyrën e Departamentit të Shtetit të kontrollit, verifikimit dhe pajtueshmërisë së armëve.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia në shkurt zgjatën Traktatin Start për pesë vjet. Traktati, i cili hyri për herë të parë në fuqi në 2011, kufizon Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë për të vendosur jo më shumë se 1,550 koka strategjike bërthamore secila dhe vendos kufizime në raketat dhe bombarduesit me bazë tokësore dhe nëndetëse.

Historikisht, ndihmës sekretari i shtetit për kontrollin e armëve luan një rol qendror në negocimin e marrëveshjeve të tilla.

Mallory Stewart