Vendosni fjalën kyçe....

Kanosi ish-gruan me armë zjarri, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë


Policia e Tiranës thotë se ka parandaluar një ngjarje kriminale në familje. Sipas uniformave blu, një 43-vjeçari në zonën e Saukut ka kanosur ish-bashkëshorten e tij me armë zjarri.

 “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, pas njoftimit të marrë se në Sauk, në ambientet e banesës, shtetasi A. M., po kanoste me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit 43-vjeçarit, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.