Vendosni fjalën kyçe....

Kishte dalë për peshkim, 45-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Osum


Një 45-vjeçar nga Berati është gjetur sot i mbytur në lumin Osum.

Sipas televizionit “News 24” bëhet fjalë për shtetasin Ilir Mejdani, i cili kishte dalë për peshkim, por nuk ishte kthyer më.

Zotëria u gjet i mbytur në afërsi të Urës së Goricës, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ndodhie.