Vendosni fjalën kyçe....

Qentë e luftës/ Gjykata e Lartë në SHBA nuk do ta shqyrtojë padinë e Shkëlzen Berishës për shpifje


Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka rrëzuar padinë e Shkëlzen Berishës ndaj librit “War Dogs” që e lidh atë me tregtarët e armëve.

Sipas NBC News, gjykatësit konservatorë Clarence Thomas dhe Neil Gorsuch nuk u pajtuan me këtë veprim dhe thanë se gjykata duhej ta kishte marrë çështjen në mënyrë që të rishikonte se sa mbrojtje ligjore duhej t’u jepej gazetarëve dhe botuesve në epokën e mediave sociale.

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë, e paditi shkrimtarin Guy Lawson për shpifje mbi librin e tij “Arms and the Dudes: How Three Stoners From Miami Beach Became the Most Unlikely Gunrunners in History”.

Lawson pretendonte me këtë libër se po tregonte historinë e vërtetë se si tre të rinj u bënë tregtarë ndërkombëtarë të armëve. Ndërsa zhvillohej komploti, të tre kanë përplasje me mafien shqiptare, duke e përshkruar Berishën si një figurë kryesore në organizatë.

Lawson i shiti të drejtat e filmit Warner Bros., dhe kështu u bë filmi “War Dogs”, me protagonist Jonah Hill dhe Miles Teller.

Gjykatat federale të ulëta thanë që ngaqë Berisha ishte një figurë publike, atij iu kërkua të provonte jo vetëm që deklaratat ishin të rreme, por edhe se ato ishin bërë me keqdashje.

Ky precedent u krijuan me vendimin e rëndësishëm të gjykatës të vitit 1964 për një çështje të quajtur New York Times ndaj Sullivan.

Sipas këtij vendimi, figurat publike mund të fitonin një padi për shpifje vetëm duke provuar se personi që bëri deklaratat e dinte se ishin të rreme ose se kishte vepruar pa u menduar për të vërtetën.

Thomas ka shkruar më parë që gjykata duhet të rishikojë vendimin. Atij iu bashkua në këtë pikëpamje në këtë çështje të fundit nga Gorsuch, i cili tha se peisazhi mediatik ka ndryshuar rrënjësisht që kur gjykata vendosi për çështjen Sullivan në vitin 1964.

“Sot praktikisht çdokush në këtë vend mund të publikojë pothuajse çdo gjë për konsum të menjëhershëm praktikisht kudo në botë.”- shkroi ai.

Klima në vitet 1960, në të cilën relativisht pak organizata të medias së lajmeve respektojnë standardet tradicionale gazetareske, ka ndryshuar. Vendimi i Sullivan “ka evoluar në një subvencion të hekurt për botimin e gënjeshtrave në një shkallë të paimagjinueshme më parë.”- tha Gorsuch.