Vendosni fjalën kyçe....

Toni Kroos i jep lamtumirën kombëtares gjermane: Ishte nder i madh, por tani do fokusohem tek Reali


Toni Kross tërhiqet zyrtarisht nga kombëtarja e Gjermanisë. Lajmin e ka dhënë vetë futbollisti me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”.

Kross ka luajtur për kombëtaren gjermane në 106 ndeshje nga ku ka realizuar dhe 17 gola. Por ai thekson se do të kishte dashur shumë që të kishte arritur në 109 gola, duke nënkuptuar që Gjermania të arrinte në finale, por kjo gjë nuk ndodhi.

Mesfushori 31-vjeçar shkruan se ai dëshiron të përqendrohet në karrierën e tij në Real Madrid në sezonet e ardhshme dhe se ai nuk do të marrë pjesë as në Kupën Botërore 2022 në Katar.

 “Kam luajtur për Gjermaninë 106 herë. Nuk do të ketë një herë tjetër. Do të kisha dëshiruar shumë dhe dhashë gjithçka, që të kishte pasur 109 ndeshje ndërkombëtare dhe një titull në fund, ai i Kampionatit Europian,

Unë këtë vendim e kisha marrë për t’u tërhequr pas këtij turneu disa kohë më parë. Ishte e qartë për mua për një kohë të gjatë se nuk do të isha në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Kryesisht sepse dua të përqendrohem plotësisht në qëllimet e mia me Real Madridin për disa vitet e ardhshme. Përveç kësaj, tani e tutje unë me qëllim do t’i lejoj vetes pushime që nuk kanë ekzistuar si lojtar kombëtar për njëmbëdhjetë vjet.

Dhe për më tepër, si bashkëshort dhe si baba, unë gjithashtu do të doja të isha atje për gruan dhe tre fëmijët e mi.

Ishte një nder i madh për mua që mund të vishja këtë fanellë për një kohë kaq të gjatë. E bëra me krenari dhe pasion.

Faleminderit të gjithë tifozëve dhe mbështetësve që më mbajtën dhe më mbështetën me duartrokitjet dhe brohoritjet e tyre. Dhe falënderoj të gjithë kritikët për motivimin e tyre shtesë.

Në fund do të doja t’i thoja shumë faleminderit Jogi Löë. Ai më bëri një lojtar kombëtar dhe kampion bote. Ai më besoi mua. Ne kemi shkruar një histori suksesi për një kohë të gjatë.

Ishte një nder për mua…”- shkruan Kross.

Kroos ishte pjesë e skuadrës gjermane fituese të Kupës Botërore në vitin 2014, kur ata mundën Argjentinën 1-0 në finalen në Rio de Janeiro.

Ai ka shënuar 17 gola që nga viti 2010 për kombëtaren.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Toni Kroos (@toni.kr8s)