Tetë drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia 24 orët e fundit në rrugët e vendit. Pesë prej tyre janë ndaluar për drejtim mjeti në gjendje të dehur ndërsa tre të tjerë pasi janë kapur duke drejtuar makinën pa leje drejtimi.
Gjatë aksionit janë pezulluar 57 leje drejtimi nga të cilat 38 për shpejti mbi normën e 19 për drejtimi në gjendje të dehur ose nën efektin e alkoolit.
Po kështu policia ka vendosur 2482 gjoba për shkelje të ndryshme në rrugë.
412 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 324 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 746 masa për shpejtësi mbi normat e lejura, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 178 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 711 masa për parakalime të gabuara dhe 111 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.