BE-ja ka vendosur ndalimin e plastikave njëpërdorimëshe ku përfshihen sende të përditshmërisë si gotat, pjatat e pipat ndër të tjera.
Direktiva hyri në fuqi të shtunën e ndalon sendet e zakonshme të bëra me plastikë me një përdorim.
Sipas një deklarate nga Komisioni i BE-së, prodhimet si pjata, pirunë, thika, gota, pipa etj nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në tregjet e bllokut.
Përveç kësaj, kutitë e ushqimit dhe pijeve të bëra prej polistireni do të përfshihen në këtë ndalim. Ligji i ri synon të zvogëlojë përdorimin e produkteve plastike me një përdorim.
Sipas deklaratës, 80% e mbeturinave në detet e botës përbëhen nga produkte plastike. Mbetjet plastike mund të ndotin ushqimin e konsumuar nga njerëzit si dhe krijesat e detit. BE-ja synon t’i bëjë produktet plastike të ripërdoren dhe të riciklueshme.